Nënshkruhet marrëveshja me mbikëqyrësin dhe konsulentin e Korridorit 8 dhe 10

schedule18:09 - 2 Shkurt, 2023

schedule 18:09 - 2 Shkurt, 2023

Kompania publike për rrugët shtetërore dhe konsorciumi ndërkombëtar “IRD Engineering”, sot në Qeveri ka nënshkruar kontratën për konsulencën dhe mbikëqyrjen e autostradave në korridoret 8 dhe 10-d, të cilat do të ndërtohen nga konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”.

Me nënshkrimin e marrëveshjes fillon procesi i negociatave me konsorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër seksioneve të autostradave me gjatësi mbi 120 kilometra në korridoret 8 dhe 10D dhe gjatë këtij viti pritet të fillojnë edhe aktivitetet e ndërtimit.-ina

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski tha se në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për këtë vit për këtë projekt tashmë janë paraparë 15 miliardë denarë ose rreth 244 milionë euro.