Izraeli dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen për hyrjen në fuqi të vendimit për heqjen e vizave për kosovarët.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kujtojmë që më 29 janar të këtij vitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte njoftuar se Izraeli është pajtuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Osmani kishte bërë të ditur se ministritë përkatëse kishin nisur procedurat për formalizimin e marrëveshjes, dhe se qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në një nga destinacionet më të njohura në rajon dhe më gjerë./abcnews.al