Donjeta Sahatçiu është emëruar sot nënkryetare e Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Emërimi i saj në këtë pozitë është bërë i ditur nga nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, në një konferencë për media.
Donjeta Sahatçiu është nënkryetarja e parë grua e Prishtinës e emëruar nga PDK dhe këtë e cilësoi si ndër të jetës së saj.
Burime të Express Rozë zbuluan se nënkryetarja Sahatçiu është kusherirë e afërt e këngetares me famë botërore Rita Ora.
Por ajo që u vu re është se nënkryetarja Sahatçiu nuk ka llogari në Facebook dhe Instagram me emrin e saj, prandaj nuk u pa nëse Rita dhe Donjeta e “ndjekin” njëra-tjetrën në rrjetet sociale./Express