Nënkryetari i CDU/CSU kërkoi konsensus për “Zgjedhoren”, Cakaj: Kemi bërë përparime

schedule17:42 - 29 Shtator, 2020

schedule 17:42 - 29 Shtator, 2020

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë ditës së sotme, zhvilloi një takim me nënkryetarin e grupit parlamentar të CDU në Gjermani, Johann Wadephul.

Zyra e shtypit të ministrisë Jashtme njofton se bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjtë mbi përparimin e dukshëm që ka bërë Shqipëria, sa i përket zbatimit të detyrimeve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Po ashtu, vijon më tej zyra e shtypit në takim u diskutua edhe për hapat që Shqipëria ka ndërmarrë për mbylljen e reformës zgjedhore, sipas vullnetit të palëve dhe në përputhje me përcaktimet në përfundimet e Këshillit të marsit 2020.

Mirënjohës për mbështetjen e deritanishme dhe gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin më tej, në shërbim të së ardhmes evropiane të Shqipërisë” – përfundoi Cakaj reagimin e tij lidhur me takimin e zhvilluar.

Por nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, i bëri thirrje palëve politike në Shqipëri që të arrijnë një konsensus në Këshillin Politik për reformën zgjedhore./ db/Abcnews.al