Nënkomisarja me “shpatë” ndaj mediave, si nisi gjithçka pas vrasjes së Madrit Ulqinakut: Reagon gazetarja nga Elbasani

schedule11:52 - 19 Gusht, 2022

schedule 11:52 - 19 Gusht, 2022

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pezulloi nga detyra nënkomisaren Anisa Kostani pas shpërthimeve të papërmbajtura në rrjetet sociale duke fyer dhe kërcënuar punonjësit e medias në lidhje me reagimet mbi vrasjen e Madrit Ulqinakut dy netë më parë në mes të qytetit.

Reagimet e saj fyese me fjalë të tilla si “do të përfundoni poshtë rrotave të makinave”, “të degjeneruar që keni marrë provimet nga profesorë Don Zhuanë” apo “të na hani … se e kemi të shijshëm”, bën bujë në rrjetet sociale duke çuar në veprimet e sotme të AMP dhe kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Gjithçka nisi dy netë më parë kur u vra Madrit Ulqinaku nga një 18-vjeçar i armatosur i quajtuar Horgito Peqini, teksa një prej gazetareve që punon në Elbasan, Vasilika Puka reagoi për çfarë kishte ndodhur aty.

Ky reagim dhe raportimet e mediave si edhe presioni i gazetarëve ndaj Policisë së Elbasanit për çfarë po ndodhte në një qytet që duket se është mbërthyer nga grupet kriminale duket se ishte edhe shkaku i shpërthimit të çuditshëm të nënkomisares Kostani në rrjetet sociale.

Më poshtë, sjellim shkrimin e gazetares nga Elbasani:

Nga Vasilika Puka

Duke marrë shkas nga gjithë gjorulldia mediatike që u bë prej shkrimit tim dhe një kundërpërgjigje e cila jo vetëm mua, por sulmoi të gjithe gazetaret dhe median, ju shpalos komentin më rrugacëror që keni parë ndonjeherë nga një “punonjëse”policie.

Preferova të rri në heshtje se heshtja vret dhe ajo është natyra ime, po këto lloj specjesh stë lenë të qetë, vallë kaq të trazuar e kan shpirtin në jetën e tyre?

 Sa për inatin personal, që ke parashtruar në shkrimin tënd, bëj me dije se isha unë e para ajo që te ftoi në median time për të të dhëne hapësirë televizive, ne kohen kur ti dhe zvarraniku yt nuk njiheshit, gjë e cila nuk u bë as per fajin tim dhe as për fajin tënd!

Jam une ajo që kam sa e sa shoqe në policinë e shtetit te cilat jo vetëm e kanë pëlqyer shkrimin tim por edhe e kanë shpërndarë atë.

Jam une ajo që kam edhe miq apo te afërm 17-18 vjeçar prototipa. Ne nuk mbajmë përgjegjesi për njerëzit.

Ne shtrojmë themele që pjesa tjeter të mos rriten si TI moj e paditur, dhe nuk vrasim me rrugaceri, kercenime e rrota makinash, ne nuk godasim personalisht se jetën personale e kemi të bukur dhe nuk fusim në të nierëz si ju!

I mbajmë sa më larg dhe emrin kur ju përmëndin i lutemi ta lenë.

Bëhu moj, pale me ate që e do ndryshimin, që e do te mirën dhe mos më trego mua profesorët don juanë se jam rritur duke mare merita kombëtare ato te shkollës i kam harruar!

Une nuk trembem nga TI, askënd nuk e tremb etja jote per famë, sepse nëse nje dite do më vije fama do më vijë per çfarë jam jo duke rritur krokodilë e duke kërcenuar gazetarë!

Por jam e lumtur që me gjithë këtë të mbusha sadopak shpirtin e pangopur për famë. Tashmë të gjithë po flasin për ty!

Congrats!