Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nënë Tereza, aeroporti i parë në Europë me portën digjitale të hyrjes”/ Rama: S’do ketë kontrolle, verifikohet pamja me identitetin

schedule09:54 - 26 Tetor, 2025

schedule 09:54 - 26 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se aeroporti “Nënë Tereza”, do të jetë i pari në Europë, me portën digjitale të hyrjes.

Në episodin 4 të podcastit të tij, Rama u shpreh se hyrja në Shqipëri përmes aeroportit do të bëhet pa asnjë ndalesë dhe kontroll.

“Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim, është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nën Tereza” pa asnjë ndalesë dhe asnjë kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, që i mjafton vetëm pamja jote për të verifikuar identitetin tënd. Duke e lidhur pamjet, elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua, si një pasagjer. Aeroporti i Tiranës, i mirënjohur me aeroportin me rritjen më të madhe vitet e fundit, do jetë aeroporti i parë në Europë, me portën digjitale të hyrjes. Ne jemi vendi që futi 95 përqind të shërbimeve online, përmes e-Albania.”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!