Nënë e bijë u vetëflijuan, fqinja: Ishin izoluar prej dy vitesh, zonja e shtëpisë ishte dobësuar

schedule22:18 - 2 Korrik, 2020

schedule 22:18 - 2 Korrik, 2020

Një tjetër fqinje e familjes ku u vetëflijuan nënë e bijë, teksa trupi i saj ishte dekompozuar, ka treguar për mediat se ato kishin rreth dy vite që qëndronin të mbyllura pa mbajtur komunikime me njeri.

Ajo tha se rasti ishte bërë problem duke bërë që policia të vinte për të parë gjendjen e tyre, por ata kanë thënë se janë mirë por po qëndrojnë në shtëpi për disa punë të tyre.

Fqinja deklaroi se nuk i kishte parë prej 10 ditësh që kur punonjësit e bashkisë erdhën në shtëpinë e tyre për t’i dhuruar ndihma.

Atë ditë ajo tha se ka vënë re se Zhaneta Josifi, nëna e dy vajzave ishte dobësuar shumë.

LEXO EDHE: Fqinja e nënës e vajzës që u vetëflijuan: U mbyllën brenda pas pandemisë, burri i kishte vdekur

“Ka qenë një familje model dhe gjynah që patën një fund të hidhur. Ishte një grua e shkëlyer me vajza yë shkolluara. Ata kanë punuar. Por nuk e di pse u mbyllën brenda. Kanë qëndruar mbi dy vite brenda. Motra vinte e vizitonte, herët e fundit nuk i përgjigjej dhe nuk i hapte derën.

Unë jam interesuar edhe me bashkimë. I kanë sjellë ndihma. Nuk e di si përfunduan kaq keq. Kanë një motër, herë i dilte, herë nuk i dilte, Njëherë erdhi edhe policia. Ajo doli dhe tha që kemi disa punë tonat. Para tre javësh ka ardhur policia. Ka rreth 10 ditë qe erdhën ndihma. I thamë ne që duhet të marrësh. I tham të fillonin punë. Anisën nuk e kam parë prej dy vitesh.

Zhaneta para pandemisë punonte në një familje. Pastaj u mbyll brenda. Ishte dobësuar shumë. Nuk e di pse u mbyllën në vetvete. Nuk mund të them dot se ishte për shkak të fesë. Që kur erdhi bashkia nuk i kam parë fare. Ato nuk lëviznin. Nuk dëgjoheshin, as bënin lëvizje. Vajza nuk m’u duk në gjendjet ë keqe. E ëma ishte dobësuar shumë”, tha fqinja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!