Nënat shtatzënë dhe ato që ushqejnë me gji, Sulçebe: Nuk ka asnjë problem nëse vaksinohen

schedule20:26 - 17 Mars, 2021

schedule 20:26 - 17 Mars, 2021

Disa raportime për mpiksje gjaku që kanë rezultuar fatale pas bërjes së vaksinës së AstraZeneca-s, kanë bërë që mes njerëzve të shtohet frika dhe dyshimi.

Por pyetjet janë të mëdha edhe mes atyre që janë të gatshëm ta bëjnë vaksinën, si për shembull a duhet bërë vaksina nëse e ke kaluar koronavirusin? A duhet ta bëjnë vaksinën nënat që ushqejnë fëmijët me gji? Nënat shtatzëna?

Sipas asaj që shpjegoi imunologu Gent Sulçebe, në një intervistë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, mund të vaksinohen edhe ata që kanë kaluar virusin. Por, kjo duhet bërë të paktën një muaj pas imunizimit natyral.

Lexo edhe: Frika nga AstraZeneca, Sulçebe në ABC: Çështje politike, vaksinimi duhet të vijojë normalisht

“Kur të bësh vaksinën, duhet të kesh të paktën një muaj kohë nga imunizimi natyral. Jo më shpejt se një muaj.  Rekomandohet të bëhet, deri në 6 muaj. Kjo pasi deri në tre muaj nuk ka riinfeksion.”

Ndërsa, për nënat shtatzëna, imunologu thotë se nuk duhet të kenë asnjë frikë.

“Nuk janë bërë studime në grupe kontrolli të nënave shtatzënë. Por specialistët rekomandojnë, se ato që duan mund ta bëjnë. Nuk ka rrezik për të dyjat palët. Edhe ato që ushqejnë fëmijët me gji. Kalojnë antitrupat nga nëna pas një muaji.”

I pyetur për situatën aktuale epidemiologjike në vend, Sulçeve thotë se jemi në fazën e kurbës në rënie.

“Jemi në rënien e pikut, të fazës së tretë. Shpresojmë të mos kemi ringritje.  Mutacionet përbëjnë rrezik…Vaksinat janë  efektive në variantitn britanik. Por mbetet gjithnjë efikase.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!