Nënat me “qera”, Don Mark Pashkja: Denatyralizim të identitetit të nënës!

schedule18:33 - 24 Prill, 2024

schedule 18:33 - 24 Prill, 2024

Shqipëria pritet t’i hapë rrugë ligjërisht lejimit të nënave surrogate.

Zëdhënësi i Kishës Katolike në Shqipëri, Don Mark Pashkja në një intervistë në “Special Report” në ABC News, u shpreh se Kisha Katolike ka një qëndrim kundër. Ai nënvizoi se ligjin në fjalë, Parlamenti Europian e ka shpallur si krim.

“Kisha Katolike mban këtë qëndrim sepse besojnë sepse në qëndrimin e Kishës besohet dhe ruhen vlerat. Të njëjtin ligj PE e ka shpallur si krim. Pra ajo që do të propozohet si ligj në shtetin tonë është shpallur si krim në Parlamentin Europian. Në lojë për këtë projektligj është edhe sterilizimi, por edhe aborti. Ajo që propozohet të mbahet si e drejtës mund të kthehet në negative. Shtatzënia nuk është një proces i shkëputur nga trupi i njeriut. Në këtë rast kemi një denatyralizim të identitetit të nënës. Në një vend si i yni ku problemet ekonomike nuk janë të vogla, mund të rrezikohet si derivim ku shumë gra për efekt të përfitimeve ekonomike mund të kthehen në skllave moderne”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!