Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nëna nuk kërkonte ndihmë nga frika e Covid-it, e sapolindura vdes nga kequshqyerja

schedule16:40 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 16:40 - 4 Dhjetor, 2020

Një vajzë një muajshe vdiq në një spital në zonën e Salerno në Itali, pasi mbërriti aty e paushqyer dhe në gjendje të rëndë.

Vajza e vogël, e një çifti nga Angri, u shtrua në spital në njësinë e kujdesit intensiv neonatal. Sipas asaj që u raportua, nëna kishte pasur vështirësi me ushqyerjen me gji të foshnjës dhe kishte refuzuar të kërkonte ndihmë, nga frika e largimit nga shtëpia mund të infektohej me koronavieus.

Për shkak të kequshqyerjes, vajza 29-ditore u përkeqësua dhe gruaja nuk kishte kërkuar ndihmë nga mjekët pasi refuzonte të dilte nga shtëpia.

Ditët e fundit, megjithatë, situata është përkeqësuar. Kur prindërit u paraqitën me fëmijën në dhomën e urgjencës të spitalit Umberto I në Nocera të premten e kaluar, situata ishte e rëndë. Përpjekjet për ta shpëtuar ishin të padobishme, vajza e vogël vdiq të enjten. Ndërkohë, prokuroria ka nisur hetimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!