Nëna me probleme në zemër shpëtoi mrekullisht me beben e saj, Rama: Një histori suksesi

schedule14:58 - 17 Mars, 2023

schedule 14:58 - 17 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale rastin e një nëne 38 vjeçare me komplikacione në zemër, e cila ka shpëtuar për mrekulli bashkë me fëmijën e saj. Kjo falë ndërhyrjes në kohë dhe punës së ekipit mjekësor të maternitetit Mbretëresha Geraldinë.

Mjeku Zef Delia theksoi se pacientja nga Shkodra u paraqit në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u fut me urgjencë në operacion. 38 vjeçarja lindi një bebe që gëzon shëndet të plotë. Tashmë, situata shëndetësore është përmirësuar dhe është jashtë rrezikut.

“Naile Kurmekaj, një nënë 38-vjeçare me komplikacione në zemër ka shpëtuar për mrekulli bashkë me fëmijën e saj, falë ndërhyrjes në kohë dhe punës së shkëlqyer të ekipit mjekësor të Maternitetit “Mbreteresha Geraldinë”?

Në sajë të bashkëpunimit të mjekëve obstetër-gjinekologë, kardiologë dhe reanimatorë, 38-vjeçarja që u operua me sukses nga ekipi me Dr. Zef Delia, Dr. Lorenc Buzo, Dr. Fatmir Kopani, Dr. Albert Cakani, infermieret Klea Fraholli dhe Eranda Tore, sot gëzon shëndet bashkë me të voglin e saj??”/abcnews.al