Një nënë polake me shtatë fëmijë lindi pesënjakë, të parakohshëm, por të shëndetshëm, njoftoi një maternitet në Krakov, Poloni.
Dy djemtë dhe tre vajzat kanë lindur para kohe, në javën e 28-të të shtatzënisë, me prerje cezariane.
Me peshë midis 710 g – 1.4 kg, ata u futën të gjithë në inkubatorë, me mjekët që ranë dakord se binjakët po ecnin jashtëzakonisht mirë duke pasur parasysh lindjen e tyre të parakohshme.
Në një konferencë për shtyp në Spitalin Universitar në Krakov, nëna 37-vjeçare, Dominika Clark, tha se “ndihem shumë më mirë nga sa prisja”.
“Nëse keni një sistem, një qasje të qetë dhe një qëndrim pozitiv, atëherë është e mundur të keni një jetë vërtet të qetë me kaq shumë fëmijë”, shtoi ajo.
Fëmijët e tjetër rë 37-vjeçares dhe e bashkëshortit të saj britanik variojnë nga 10 muaj deri në 12 vjeç. Në mesin e shtatë fëmijëve, dy palë janë binjakë./abcnews.al