Nëna e prekur nga kanceri nxjerr në reklamën e sheshit Times Square foton e vajzës për t’i gjetur partnerin ideal

schedule07:57 - 9 Janar, 2022

schedule 07:57 - 9 Janar, 2022

Dashuria e një nëne nuk njeh kufij, edhe nëse kjo do të thotë që të krijosh një reklamë në mes të sheshit Times Square në mënyrë që ti gjesh dashurinë e jetës. Kur qytetarja nga Bostoni Beth Davis u diagnostikua për herë të parë me kancer në gji në vitin 2004 e trajtoi atë me kimioterapi dhe çdo gjë shkoi mirë për të. Ajo në qershor të vitit 2020 zbuloi se kishte zhvilluar kancer metastatik të gjirit dhe se i ishte përhapur në kockat e saj.

Zonja Davis kuptoi që i kishte mbetur shumë pak kohë për të kaluar me burrin e saj Rick dhe vajzën e tyre Molly. Ajo tha se ndjeu një “urgjencë” për të ndihmuar vajzën e saj që të gjente dashurinë e jetës. Me lejen e vajzës së saj, ajo hapi një profil të Molly në një aplikacion takimesh të quajtur Wingman ku miqtë dhe familjarët kërkojnë partner për të dashurit e tyre.

Kjo gjë u kthye në një reklamë të madhe me profilin e Molly në sheshin “Times Square” kur krijuesja e Wingman Tina Wilson zbuloi historinë. Zonja Davis i tha “CNN” se ajo u inspirua për t’u fokusuar në jetën dashurore të vajzës, ndërsa po jetonte me kancerin sepse donte ta shikonte atë të lumtur. Ajo tha se Molly është një vajzë që pjesën më të madhe të kohës ja ka dedikuar familjes.

Zonja Davis tha se do të donte ta dinte që Molly ka një partner të mirë jete që e adhuron atë dhe e vendos atë para çdo gjëje. Molly tha se nuk e shqetësojnë përpjekjet e mamasë së saj dhe që partneri i saj ideal duhet të ishte dikush që ta bënte të qeshte dhe të ishe komunikues i mirë.     / abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!