Elon Musk mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë, por ai nuk ka as një shtëpi. Në fakt, kohët e fundit ai ka deklaruar se do të shpëtonte plotësisht nga pasuritë e paluajtshme dhe t’i përkushtohej jetës mes Marsit dhe Tokës. Sigurisht që ky vendim i tij ka “pasoja” të drejtpërdrejta edhe për personat e tij.
Midis tyre është dhe nëna e tij, Maye. Siç tha modelja 74-vjeçare për Times, ajo e kupton plotësisht vendimin e djalit të saj. “Nuk mund të kesh një shtëpi të bukur pranë një vendi plot me raketa”, tha ajo. Kjo nuk e shqetëson aspak pavarësisht se sa herë që dëshiron vizitojë në Teksas, detyrohet të flejë në… “garazh”.
Elon Musk’s mother Maye Musk sleeps in ‘garage’ when visiting him in Texas https://t.co/pfqBvCpu6d pic.twitter.com/iOSillYG07
— New York Post (@nypost) August 27, 2022
Rreth një vit më parë, Elon Musk zbuloi se do të hiqte dorë nga të gjitha pasuritë e tij, duke shkruar në Tëitter: “Po shes pothuajse të gjitha pasuritë e mia fizike. Nuk do të kem më shtëpi. Nuk kam nevojë për para, të kesh ato thjesht të rëndojnë” Por ndryshe nga djali i saj, Maye zbuloi se nuk ka interes të shkojë në Mars.

