Nëna e Alket Muhajt shpërthen ndaj gjyqtares: Me gisht e vranë djalin tim?! S’më ka thirrur asnjëherë

schedule11:00 - 27 Tetor, 2021

schedule 11:00 - 27 Tetor, 2021

Nëna e Alket Muhajt ka shpërthyer e revoltuar jashtë dyerve të gjykatës pasi gjyqtarja Blerta Çibuku vendosi 37 vite burg për vrasësit e djalit të saj. Ajo tha se gjyqtarja i ka nxjerrë autorët të pafajshëm për mbajtjen e armës dhe në katër vite nuk e ka thirrur asnjëherë atë si nënë për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen e rëndë.

“Blerta Çibuku u bënë katër vite mua si nënë nuk më ka pyetur asnjë herë po na thonin pusho mos fol. Më kanë vrarë zemrën e një nëne ashtu si ma vranë ata kriminelë djalin e vetëm. Më ka vrarë edhe Blerta Çibuku. Me çfarë e vranë e ata me gisht apo pati ndërhyrje Blerta Çibuku?”, u shpreh ajo.

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dënuar me 37 vite burg në total babë e bir, Et’hem dhe Dino Muhaj të cilët akuzohen për vrasjen e Alket Muhajt, më 6 shtator të vitit 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj. Konkretisht Et’hem Muhaj është dënuar me 20 vite burg ndërsa i biri Dino Muhaj me 17 vite burg. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!