Tiffany Butler nga Teksasi vlerëson se ajo fitoi rreth 80,000 dollarë në dy vite duke shitur gjërat që të tjerët i hedhin në kosh, të cilat më pas i nxjerr dhe i shet. Nëna e katër fëmijëve tashmë e ka kthyer këtë në një punë të plotë duke mbledhur gjëra të vjetra.
Ajo thotë se ka arritur që të mobilojë shtëpinë e saj me sende që gjeti në kosha. Ajo madje ka arritur të krijojë biznesin e saj duke shitur sende të gjetura në plehra, duke përfshirë fshesa me korrent, kufje, unaza, gjerdanë dhe madje edhe ushqim për qen.
“Kam gjetur çdo pajisje kuzhine të mundshme por e preferuara ime është një tenxhere me presion me vlerë rreth 200 dollarë. Kam gjetur shumicën e mobiljeve të mia në kosh si divanin time që kushton 300 dollarë dhe një komodinë krejt të re me vlerë 200 dollarë“, tha ajo.
/abcnews.al