Nëna detyron vajzën të jetojë me kufomën e babait për disa javë

schedule09:00 - 22 Janar, 2022

schedule 09:00 - 22 Janar, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas, ku një nënë ka detyruar vajzën e saj 11 vjeçare të jetonte me trupin e babait të saj për disa javë, sipas mediave lokale. Susan Cue Smith është arrestuar dhe akuzuar për kanosjen ndaj një fëmije, falsifikimin e dokumenteve dhe faktin që nuk kishte raportuar për vdekjen e bashkëshortit.

Ajo i shpjegoi policisë se nuk kishte raportuar vdekjen e Alan West, babait të vajzës së saj, nga frika se do të dëbohej nga shtëpia. Kështu, nënë e bijë jetuan me kufomën, për tre- katër javë.

Më 1 dhjetor, shefi i policisë lokale Terry Guten vizitoi shtëpinë pasi u informua për praninë e mizave dhe erës që vinte nga dritarja e hapur e shtëpisë. Ndërsa askush nuk u përgjigj kur ra zilja, ekipi hyri në apartamentin e Smith dhe gjeti, në korridor, kufomën, të cilën ajo e kishte mbuluar me një batanije.

Pa ujë, apartamenti ishte i mbushur me mbeturina dhe u konsiderua “i pabanueshëm “, sipas raportit të policisë. Ndaj gruas, është lëshuar një urdhër-arresti më 13 janar .

Ndërkohë, fëmija ndodhet i shtruar në spital për shkak të një infeksioni që ka pësuar nga pickimi i insekteve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!