Nëna “burgos” djalin në shtëpi për 28 vite

schedule12:57 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 12:57 - 2 Dhjetor, 2020

Një histori në kufi të së pabesueshmes.

Policia suedeze në Stokholm, arrestoi një grua 70 vjeçare e cila dyshohet se ka mbajtur djalin e saj të mbyllur në apartamentin e tyre në jug të Stokholmit për 28 vjet. Djali është me probleme psiqike.

Zbulimi shokues u bë nga një i afërm, të dielën e kaluar pasi e moshuara u sëmur dhe u shtrua në spital prokurorja e Stokholmit Ema Olson u shpreh shkurt, duke thënë se gruaja është e dyshuar për privim të paligjshëm të lirisë, lëndime personale  ndaj viktimës, dhe është marrë në pyetje nga policia.

Gruaja e moshuar mori djalin nga shkolla kur ai ishte 12 vjeç. Tani ai duhet të jetë 40 vjeç. Ai u gjet ulur në shtat, i mbuluar, me plagë të infektuara, pa dhëmbë dhe i mbuluar nga pisllëqet.

Një nga fqinjët e gruas u shpreh se të gjithë ishin të bindur se ajo jetonte vetëm. Ndërsa të tjerë janë të befasuar që kjo situatë ka zgjatur prej vitesh dhe shpresojnë që dikush të kujdeset tashmë për djalin e saj.

Gruaja rrezikon 10 vite burg nëse do të shpallet fajtore për akuzat./abcnews.al