Nëna 27-vjeçare vdes nga kanceri, disa javë pasi mjekët i thanë se është shëruar

schedule18:23 - 16 Shkurt, 2021

schedule 18:23 - 16 Shkurt, 2021

Ashleigh Whitaker është britanikja, që ka vdekur nga një kancer i rrallë, vetëm disa javë pasi mjekët i thanë se është shërua.

Sipas Daily Mail, 27-vjeçarja luftoi me kancerin për një vit, përpara se t’i jepej lajmi i bukur për shërimin e saj në dhjetor.

Partneri i saj, Mitchell Antrobus, ka thënë se e partnerja e tij ishte e ngazëllyer për të ardhmen dhe madje kishte filluar të shikonte për fustanin e nusërisë.

Sidoqoftë, gëzimi u kthye në makth më 30 janar kur ajo filloi të ndihej keq dhe u dërgua me urgjencë në spital më 2 shkurt për mjekim. Brenda disa orësh mjekët identifikuan që kanceri i saj ishte kthyer dhe vetëm një ditë pasi u shtrua në spital, vdiq.

Stilistja nga Haslingdeni la pas partnerin Mitchell dhe djalin e tyre 10-vjeçar, Jordan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!