Nën varianti i ri i Omicron në Shqipëri? Epidemiologu: Pandemia nuk ka mbaruar

schedule11:43 - 29 Mars, 2022

schedule 11:43 - 29 Mars, 2022

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është duke vlerësuar disa mostra për identifikimin e një nën varianti të ri Omicron, BA 2, i cili po qarkullon në disa vende të Evropës.

Në lidhje me këtë epidemiologu, Artan Simaku thotë në “Abc Live” se aktualisht të dhënat nuk sugjerojnë për futjen e nën variantit të ri në Shqipëri.

Përgjigja e analizave të mostrave del për 10 ditë, sipas Simakut.  Si rrjedhojë ai thotë se është çështje kohe që nën varianti i ri të konfirmohet edhe në vendin tonë.

Ndër të tjera Simaku theksoi edhe një herë për qytetarët se pandemia e Covid-it nuk ka mbaruar akoma.

Lexo edhe: Nënvarianti i ri i Omicron po qarkullon në Shqipëri? Manastirliu: Ka transmetueshmëri të lartë

Të dhënat nuk sugjerojnë për futjen e variantit BA-2. Por jemi në pritje të përgjigjeve. Përgjigja del pas 10 ditësh. BA 2 do të thotë që për punë javësh mund të qarkullojë edhe në Shqipëri.
Është çështje kohe të futet edhe në Shqipëri. Pandemia nuk ka mbaruar akoma. Vaksinimi është mjeti kryesor për parandalimin dhe zbutjen e valës së pandemisë, të gjithë mbi 65 vjeç të vaksinohen me 2 vaksinat”, tha Simaku në Abc Live.

Vaksinimi me dozën e tretë është i rëndësishëm për tu mbrojtur nga nënvarianti i ri i Omicron-it, u shpreh epidemiologu. Në vendin tonë kanë vaksinura me 3 doza vetëm 11% e popullsisë.

“Mbi 11% e popullatës e ka bërë. Të rritet sa më shumë doza e tretë e vaksinës. Doza e tretë ka rëndësi shumë të madhe. Prej disa javësh paraqitet trend i qëndrueshëm dhe rënie e lehte e rasteve të shtrimeve në spital. Për fat të mirë varianti omicron dhe nën varianti kanë klinikë më të lehtë se sa varianti delta”, tha Artan Simaku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!