Nën petkun e Klea Hutës, sipërmarrësja e njohur shqiptare shkon në studion e Elgitit dhe ja nis këngës

schedule21:20 - 26 Maj, 2021

schedule 21:20 - 26 Maj, 2021

Sapo ka nisur në “ABC” emisioni i përjavshëm “E ardhmja është vajzë” dhe të ftuarat e mbrëmjes së sotme janë dy vajza të suksesshme në fushat e tyre.

Bëhet fjalë për showgirl-in Klea Huta dhe themeluesja e revistës shqiptare “Global Woman”, Mirela Sula.

Kjo e fundit i ka surprizuar të gjithë, pasi është shfaqur në rubrikën e parë “Unë jam ti” nën petkun e Klea Hutës.

Mirela ka shkuar në studion e partnerit të Kleas, Elgit Doda dhe ka sjellë një variant vërtetë interesant të këngës “Bla bla bla”. Edhe pse për herë të parë si këngëtare, Sula i ka surprizuar të gjithë teleshikuesit, pasi komentet kanë qenë mjaft pozitive. Madje në një moment, gjatë interpretimit të këngës, është ngritur edhe vetë Klea për ta shoqëruar, duke e bërë performancën edhe më të bukur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!