Nën hijen e një peme për 350 euro, nis gara e shtrirjes në Mal të Zi

schedule16:49 - 20 Gusht, 2022

schedule 16:49 - 20 Gusht, 2022

Në Mal të Zi ka nisur një kompeticion aspak i zakontë. Gara e shtrirjes, që e bën vendin unik në Evropë dhe që organizohet për herë të 11-të në fshatin etnik “Montenegro” në Brezni, mblodhi së bashku nëntë garues nga Nikshiqi, Podgorica, Danilovgradi dhe Beogradi, të cilët po luftojnë për shpërblimin në vlerë prej 350 euro.

Garuesit shpresojnë të thyejnë rekordin e vendosur vitin e kaluar nga Dubravka Aleksiç nga Podgorica, e cila u ngrit në këmbë pas 117 orësh qëndrimi shtrirë, shkruan Vijesti.

Që nga viti i kaluar, garuesit, të cilët shtrihen nën hijen e një panje njëqindvjeçare, kanë mundësinë të shkojnë në tualet çdo tetë orë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!