Nën hetim Giuliani, Donald Trump: Nuk e di nëse është ende avokati im

schedule12:33 - 12 Tetor, 2019

schedule 12:33 - 12 Tetor, 2019

Autoritetet federale në Nju Jork kanë nisur hetimet për Rudolf Xhuliani për të vërtetuar nëse avokati personal i Donald Trump, ka shkelur ose jo ligjet për lobimin me aktivitetet dhe punët e tij në Ukrainë.

Lajmi është publikuar nga New York Times që citon burime sipas të cilave hetimet lidhen me dy klientë të Giulianit të arrestuar për shkelje të normave të financimit të fushatës elektorale.

Giuliani ka pranuar se ka punuar me disa prokurorë ukrainas për të mbledhur informacione të dëmshme për ish ambasadoren amerikane në Ukrainë dhe për kundërshtarë të tjerë të presidentit Trump, përfshirë Joe Biden dhe djalin e tij Hanter.

Vendimi i prokurorit federal shpjegon dhe distancimin e kreut të shtëpisë së bardhë nga Giuliani. Presidenti amerikan ishte shprehur se nuk ishte i sigurtë nëse Giuliani ishte ende avokati i tij personal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!