Nën hetim avokatja e Navalny, rrezikon 2 vite burg

schedule12:52 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 12:52 - 25 Dhjetor, 2020

Ka nisur një procedim penal kundër Ljubov Sobol, avokatja e fondacionit anti korrupsion të Alex Navalny. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i këtij fondacioni. 33 vjeçarja akuzohet për hyrje me dhunë në një apartament dhe kërcënim.

Në 21 dhjetor ajo u ndalua nga forcat e rendit pasi po trokiste në derën e apartamentit të Konstantin Kudrjavtsev, që pretendohet të jetë një agjent i shërbimeve sekrete ruse dhe i përfshirë në helmimin e Navalny. Ajo rrezikon deri në dy vite burg.

Policia mbërriti në apartamentin e Sobol në orën 7 të mëngjesit së të premtes dhe çdo gjë është filmuar nga vetë Sobol. Agjentët e policisë kontrolluan apartamentin dhe kanë marrë kompjuterë e telefona dhe të bashkëshortit e vajzës së saj, ndërsa ajo u shoqërua në departamentin e komitetit hetues në Moskë për t’u marrë në pyetje.

Në 21 dhjetor Navalny publikoi një telefonatë me agjentin e pretenduar të shërbimeve sekrete. Duke u prezantuar si eprori i tij ai arriti që ta bënte të rrëfehej për detajet e operacionit të muajit gusht, në të cilin duhej të vritej aktivisti me agjentin nervin të prodhuar në Rusi.

Në audion e publikuar, agjenti tregonte se helmi ishte vendosur në veshjet e brendshme të Navalny dhe pritej që të vepronte teksa ai ishte në fluturim nga Tomsk për në Moskë. Por aktivisti shpëtoi pas një uljeje emergjente të avionit që u kërkua nga piloti dhe një injeksion në ambulancë nga mjekët që e ndihmuan të parët.

FSB, pasardhës i KGB e likuidoi si të rremë telefonatën në fjalë duke pretenduar se bëhej fjalë për një provokim të krijuar në bashkëpunim me shërbimet e huaja të inteligjencës. Por nuk mohoi asnjëherë se bashkëbiseduesi ishte një agjent. Kremlini që gjithnjë ka mohuar cdo përgjegjësi për helmimin, pranoi se Navalny ishte nën vëzhgim por sipas tij ai vuan nga mania e persekutimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!