Ndoshta mund ta kemi një brez të artë të këtij niveli.
Nelson Hysa ka shanse të provojë atë që Shqipëria e ka ëndërruar, por nuk e ka fituar kurrë, titullin kampion të botës në peshat e rënda të boksit profesionist.
Luftëtari veteran shkodran, që ka hyrë shumë vonë në skenën e madhe të profesionizmit në këtë sport, renditjet si sfidanti I tretë në klasifikimin e një federate tepër të madhe siç është ajo ËBA.
Përpara tij janë vetëm britaniku Mozes Itauma dhe kubanezi Lenier Pero.
Në dy vendet e para janë dy kampionët e kësaj federate.
I pari është kampioni I madh I botës, Oleksandr Usik I Ukrainës, që ia ka dalë të mundë çdo rivalë.
I dyti është boksieri I shkëlqyer rus, Murat Gasijev.
Hysa është plot 41 vjeç dhe është padyshim një fenomen I boksit në Shqipëri e në gjithë botën.
Ai e nisi shumë vonë karrierën si profesionist në të cilën numëron 24 ndeshje, që të gjitha të fituara, dhe madje me 92 për qind të rasteve me nokaut.


