Zbardhet drafti i parë i konkluzioneve të ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian që do të mblidhet nesër në Bruksel.
Gazetarja e Abc News, Erisa Zykaj e cila ka siguruar draftin raporton se Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë i jepet dritë jeshile për marrjen e vendimit lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Gjuha e draft-konkluzioneve mund të jetë më e rreptë për Shqipërinë në versionin final të draft-konkluzioneve .
Vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pritet të merret nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian në 24 mars.
Nuk dihet nëse liderët europianë do të zyrtarizojnë në 26 dhe 27 mars një vendim pozitiv në momentin e krizës së koronavirusit dhe mbylljes së kufinjve të disa shteteve anëtare të BE-së. /abcnews.al