27 vendet anëtare të BE-së, kanë konfirmuar përmes ambasadorëve të tyre se janë dakord për të nisur bisedimet për anëtarësim mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
Vendimi vjen gjashtë vjet pas marrjes së statusit tê vendit kandidat, në 23 qershor të 2014. Por vendimi nuk është një hapje automatike e negociatave për Shqipërinë. Ndryshe nga Maqedonia e Veriut për të cilën nuk ka kushtëzim, për Shqipërinë ka një kushtëzim të qartë lidhur me dhënien e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që shënon dhe hapjen zyrtare të negociatave tê anëtarêsimit me BE-në.
Kushtëzimi gjerman mbetet baza për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjermania ka bindur së pari Holandën. Burimet e shteteve anëtare, kanë konfirmuar për ABCneës, se aksi gjermano-holandez ka dominuar bisedimet midis 27 ambasadorët e përhershëm në Bruksel. Dy kushtet e Bundestagut tashmë janë bërë tre:
- Shqipëria duhet të miratojë reformën zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR-it përmes garantimit të financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore.
- Shqipëria duhet të garantojë vijueshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë garantimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë në konsideratë opinionet e zbatueshme të Komisionit të Venecias,
- Shqipëria dhe të përfundojë vendosjen e strukturave të specializara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Por Franca dhe Greqia kanë arritur të imponojnë të tjera kërkesa para se 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian të hapin zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë (mbajtaj e konferencës së pare ndërqeveritare).
Greqia ka insistuar për fqinjësinë e mirë me Shqipërinë dhe veçanërisht respektimin e të drejtave të minoritetit grek, ndërkohë që Franca kërkon vazhdimin e përpjekjeve nga qeveria shqiptare lidhur me uljen e numrit të azilkërkuesve. Disa shtete anëtare kanë kërkuar edhe ndryshimin e ligjit për median.
Por shtetet anëtare duan në vijim prova bindëse nga qeveria shqiptare përpara se të ulen në tryezën ndërqeveritare për hapjen e negociatave:
Qeveria shqiptare duhet të prezantojë një gjurme provash mbi plotësimin e kushteve të mësipërme.
Ministrat e jashtëm tê BE-së pritet të formalizonë vendimin përmes njê videokonference nesër 24 mars. Ky vendim pritet të zyrtarizohet nga 27 krerët e shteteve të qeverive në 27 mars./abcnews.al