Negociatat, paralajmëron sekretarja britanike: Çfarë plani djallëzor ka Rusia, na ka gënjyer

schedule10:17 - 19 Mars, 2022

schedule 10:17 - 19 Mars, 2022

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss ka paralajmëruar se bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës mund të përdoren “për të krijuar shpërqendrim” ndërsa Moska rigrupohet për një ofensivë të re.

Në një intervistë me The Times, Truss u shpreh se nëse Rusia do të ishte serioze për negociatat, ajo nuk do të bombardonte zonat e banuara. “Nëse një vend është serioz për negociatat, nuk bombardon pa dallim civilët po atë ditë”, tha ajo.

Truss shtoi se ajo është “shumë skeptike” në lidhje me bisedimet, duke thënë se: “Ajo që ne kemi parë është një përpjekje për të fituar kohë që rusët të rigrupohen”.

“Ne nuk shohim ndonjë tërheqje serioze të trupave ruse apo ndonjë propozim serioz në tryezë”.

“Rusët kanë gënjyer, gënjyer e gënjyer. Kam frikë se negociatat janë një përpjekje tjetër për të krijuar një devijim dhe për të krijuar një perde tymi.”

/abcnews.al