Negociatat për njohjen e pensioneve me Greqinë, Drejtori ISSH: U thye akulli, shpresojmë për takim të dytë. Pasnesër nisin bisedimet me Kroacinë

schedule13:15 - 19 Shtator, 2022

schedule 13:15 - 19 Shtator, 2022

Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado  foli në  studion Abc Live  për negociatat për njohjen e pensioneve me Greqinë.

Në një intervistë me moderatoren  Sibora Bitri, Hado tha se takimi i parë teknik mes dy palëve në Athinë në fillim të këtij muaji theu akullin mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa shpreson për një takim të dytë teknik në Tiranë.

Sakaq Hodo njoftoi se pasnesër Shqipëria do të nisë negociatat për njohjen e pensioneve me Kroacinë dhe se së shpejti do të nisë puna me Malin e Zi dhe Spanjën.

“Takimi i dytë teknik shpresojmë të bëhet në Tiranë brenda këtij viti. Me të parin u thye akulli, ajo që u ra dakord me palën greke nuk është vetëm çështje  financiare por për të drejtat e njeriut.

Sot vijnë kolegët tanë kroatë, pasnesër në mëngjes fillojmë negociatat me Kroacinë. Presim shumë shpejt  që të fillojmë negociatat me Malin e Zi dhe me Spanjën,” tha Hado.

Për sa i përket njohjes së kontributeve apo njohjen e pensioneve me Italinë, drejtori i ISSH Hado u shpreh që është nënshkruar marrëveshja, ka mbetur edhe një në proces ratifikimi në Kuvend./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!