Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta, i cili është shprehur se do të mbrojë Kushtetutën për çështjen e kufirit detar.
Ai ka postuar në “Facebook” një video të vitit 2009, ku shfaqet Meta në pozicionin e kreut të LSI, periudhë në të cilën kjo parti ishte në koalicion me PD.
Balla thekson se Meta mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese për detin dhe akuzonte për ekstremizëm socialistët.
Sipas tij, PS mbetet gjithmonë në krahun e duhur të historisë.
“KUJTESË: KUR ILIR META MBRONTE MARRËVESHJEN ANTI-KUSHTETUESE TË LULEZIM BASHËS PËR DETIN DHE AKUZONTE PER EKSTREMIZEM KUNDERSHTARËT E MARRËVESHJES
Në tetor të 2009, ishte PARTIA SOCIALISTE e cila i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Berisha, Meta dhe Basha ishin avokatët e asaj Marrëveshje
Ajo Marrëveshje u rrëzua!
PARTIA SOCIALISTE MBETET GJITHMONË NË KRAHUN E DUHUR TË HISTORISË”, shkruan Balla./abcnews.al