Negociatat me Zelensky-n, Lavrov e përjashton mundësinë: Duan “zgjidhje përfundimtare” për ne, si Hitleri për hebrenjtë

schedule19:56 - 18 Janar, 2023

schedule 19:56 - 18 Janar, 2023

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov përjashton bisedimet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy “për nisma të çuditshme paqeje për zgjidhjen e konfliktit”, sepse sipas tij është Perëndimi dhe jo Ukraina, ai që vendos për këto negociata dhe se Kievi po përdoret. Në një konferencë shtypi në Moskë, Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj duan të zbatojnë një zgjidhje përfundimtare kundër Rusisë “si Hitleri për hebrenjtë”.

“Objektivi i parë është Rusia dhe pastaj do t’i vijë radha Kinës, kjo nuk është shaka,”-tha ai.Dhe për këtë arsye marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së “nuk do të jenë më ato që ishin dikur” .

“Gjërat nuk do të jenë më kurrë njësoj. Ne kemi paralajmëruar shumë kohë më parë duke thënë, mirë, djema, nuk do të ketë kurrë një situatë ku ju të na gënjeni, të nënshkruani letra dhe pastaj të refuzoni t’i zbatoni ato.”

Për një lidhje të mundshme të Finlandës dhe Suedisë me NATO-n, nënvizoi shefi i diplomacisë së Moskës, nëse do të ndodhte Rusia do të marrë masa ushtarako-teknike në anën e saj të kufirit.

Sa i përket qëndrimit të qeverisë italiane, duke iu përgjigjur një pyetjeje të ANSA-s, Lavrov tha se ishte i surprizuar nga vendimi që Roma t’i bashkohej frontit anti-rus.

“Më pëlqejnë italianët, ata janë shumë të ngjashëm me rusët, dhe rusëve u pëlqen mënyra e jetesës italiane. Unë nuk mund t’i shoh ata si njerëz që ndërtojnë mure dhe barriera.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!