Raundi i parë pa sukses. Sali Shehu, përfaqësues i FRD-së nuk firmosi marrëveshjen për të qenë në koalicionin me PD-në për zgjedhjet e 25 prillit. Shehu u largua për t’u konsultuar me kryesinë e partisë për t’i dhënë përgjigje ofertës së liderit demokrat.
Në përfundim të takimit me Lulzim Bashën ai deklaroi se i kërkoi kryedemokratit që partia e drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi të jetë e përfaqësuar në këtë koalicion, ndërsa pretendimet janë për një mandat të sigurt në Tiranë.
“Propozimin do ta diskutojmë me partinë. Besoj se do të kemi lajme të mira. Kemi kërkuar të jemi të përfaqësuar në këtë koalicion që aspiron për një fitore plebishitare, që e meritojnë shqiptarët. Gjërat në detaje do i konsumojmë rast pas rasti” tha ai./ db/ Abcnews.al