Negociatat Kurti-Vuçiç zgjatën mbi 11 orë/ Borrell shtyn fluturimin, qëndron sonte në Ohër

schedule22:36 - 18 Mars, 2023

schedule 22:36 - 18 Mars, 2023

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme për Siguri, Josep Borrell do të qëndrojë sonte në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ndryshe nga sa e kishte planifikikuar.

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku, raportoi nga Ohri se negociatat mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç zgjatën mbi 11 orë, përtej parashikimeve.

Borrell ka anuluar fluturimin që kishte planifikuar në orën 20:00, ku do të shkonte në Irak për të takuar presidentin e këtij shteti.

Takimet në Ohër, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, nisën në orën 10:30.

Fillimisht, Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku u diskutua për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve./abcnews.al