KE publikon axhendën: Për Shqipërinë diskutojmë në nëntor

schedule11:55 - 2 Korrik, 2020

schedule 11:55 - 2 Korrik, 2020

Komisioni Europian i ka prezantuar Këshillit të Bashkimit Europian kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Ndërkohë Këshilli i Bashkimit Europian ka publikuar ditën e sotme axhendën e takimit të ministrave të jashtëm të BE-së gjatë presidencës gjermane.

Siç raporton Erisa Zykaj për abcnews.al, sipas kësaj axhende, mundësia e parë e aprovimit të kornizave negociuese për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është fiksuar në datën 10 nëntor.

Përcaktimi i një date për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet që më parë këto korniza negociuese të aprovohen nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, për hapjen zyrtare të negociatave Shqipëria ka një kushtëzim të qartë para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, që është publikuar në vendimin e Këshillit të Bashkimit Europian të 25 marsit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!