Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur mbështetjen për hapjen e negociata të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Zëdhënësi i DASH, Ned Price, përmes një postimi në Twitter shkruan se SHBA është e angazhuar dhe të përkushtuar për rrugën evropiane të dy vendeve Të Ballkanit Perëndimor.
“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, shkruan ai.e.su./abcnews.al
We support the opening of EU accession negotiations with North Macedonia and Albania without delay. We are engaging at the highest levels of government to demonstrate our commitment to the aspirants’ European paths.
— Ned Price (@StateDeptSpox) June 10, 2021