NEGOCIATAT/ 27 liderët europianë japin vendimin zyrtar me 26 dhe 27 mars

schedule15:04 - 25 Mars, 2020

schedule 15:04 - 25 Mars, 2020

Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë arritur një ditë më parë marrëveshjen politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë në kuadër të këtij vendimi shtetet anëtare mbaruan proçedurën me shkrim për vendimin lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Burime për ABC News bëjnë me dije se tashmë vendimi i  ministrave të çështjeve Europiane i kalon tani 27 krerëve te shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian për miratim

Ndërkohë pritet qeë zyrtarisht vendimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit, do të bëhet pas miratimit të 27 liderëve europianë në 26 dhe 27 mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!