“Neglizhuan për 10 milion euro”, gafa e Bayern me mbrojtësin unik

schedule08:55 - 13 Prill, 2020

schedule 08:55 - 13 Prill, 2020

Prapaskenat e merkatos janë nga më të ndryshmet. Është i sigurt fakti që drejtuesit e Bayern Munchen ndihen pak keq sa herë shohin Raphael Varane, një ndër të rrallët lojtarë që, përveç shumë trofeve, ka fituar Kupën e Botës dhe Champions League në të njëjtin vit. Dikur e kishin në dorë, por e neglizhuan për një shumë të vogël.

Willy Sagnol zbulon gjithçka në një deklaratë për RMC. Ish-mbrojtësi i djathtë i skuadrës bavareze dhe kombëtares së Francës, rrëfen ngjarjen e vitit nëntë viteve më parë. Varane ishte vetëm 18 vjeç dhe luante me Lens. Bayern e kishte në dorë, por qendërmbrojtësi përfundoi te Real Madrid.

Një ditë më mori në telefon një mik i imi. ‘Duhet të shikosh me çdo kusht një lojtar tepër interesant’. Bëhej fjalë për Varane dhe menjëherë e kuptova se sa i pjekur ishte. Ia propozova drejtuesve të Bayernit, por ata m’u përgjigjen se shifra e kërkuar ishte tepër e lartë për një 18-vjeçar. Dy muaj më vonë firmosi me Real Madrid për 10 milion euro”, zbulon Sagnol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!