Nedved vë veton: Pirlo e Ronaldo s’lëvizin, i kishim menduar të gjitha! Dybala? Shohim tregun

schedule14:50 - 24 Mars, 2021

schedule 14:50 - 24 Mars, 2021

Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i Juventusit, ka vënë pikat mbi “i” në lidhje me Andrea Pirlon dhe Cristiano Ronaldon, ndërkohë që lë hapur të gjitha opsionet për Paulo Dybala. Çeku ka dhënë një intervistë për DAZN dhe vlerëson shumë trajnerin aktual të bardhezinjve, sikurse edhe ato që CR7 la bërë në Torino këto tre sezone.

PIRLO – “Ai është dhe do të jetë trajneri i Juventusit, 100 për qind. Ne kemi nisur një projekt të ri me të dhe i dinim vështirësitë që do të kishim. Dëshironim të bënim diçka më tepër, por nuk ia dolëm. Vështirësitë ishin parashikuar.

Kemi një trajner të ri dhe me një skuadër më të re. Jemi të qetë dhe në rrugën që dëshironim. Do vazhdojmë të njëjtën rrugë. Pirlo ka gjithçka për t’u bërë një trajner i shkëlqyeshëm. Të bësh premtime për gjashtë muaj është e vështirë”.

 

RONALDO – “Cristiano, si teknikisht ashtu edhe në termat e imazhit, na çon ne drejt Olimpit të futbollit. Nuk mund të thotë askush asgjë në nivelin teknik, ai ka shënuar më shumë se 100 gola në 120 ndeshje. Mund ta kritikojmë atë, por shifrat e tij nuk vihen në dyshim. Për mua nuk është e drejtë. Ronaldo është një djalë i thjeshtë, edhe nëse nga jashtë nuk duket ashtu.

Trupi dhe karriera e tij janë për studim. Ai është modeli i lojtarit që me talent dhe punë ka arritur objektiva të pabesueshme. E ardhmja? Ronado nuk preket, për mua. Ai ka një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022 dhe do të qëndrojë”.

 

DYBALA – “Na mungon shumë Dybala. Këtë vit nuk ka luajtur më shumë se 800 minuta me ne dhe janë shumë pak. Prania e tij në fushë do na mundësonte ne module të ndryshme sulmi dhe gola që padyshim i kemi humbur deri më tani.

Rinovimi? Ka kontratë edhe një vit dhe nuk kam çfarë shtoj më shumë se çfarë kanë thënë drejtori Paraticci dhe presidenti Agnelli. Te Juventusi vlerësohen gjithmonë lojtarët, sikurse vlerësohen edhe të gjitha mundësitë që ofron tregu. Kjo është diçka normale në një klub futbolli”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!