E renditur e 21-ta në listën e Tiranës, Mimi Kodhelit i duhen 10-12 mijë vota që të zgjidhet deputete për legjislaturën e re që do të dalë nga procesi i 25 prillit.
Gjatë një takimi sot në lagjen nr. 13 në Tiranë, Kodheli u tha qytetarëve se i konsideron edhe më shumë se njerëzit e saj të gjakut, duke u kërkuar të njëjtën gjë atyre deri ditën e zgjedhjeve.
“Besomëni, ju që jeni këtu prezent, bëni për familjen tonë të përbashkët socialiste dhe për mua personalisht, atë që familjarët e mi nuk do ta bënin dot. Prandaj unë ju konsideroj më shumë sesa njerëzit e mi të gjakut. Besojeni këtë.
Dhe për pasojë, edhe ju duhet të më konsideroni ju nesër, që nga sot e deri atë ditë në të njëjtën mënyrë. Ne vijmë me duart plot dhe jo kokën menjëanë dhe kjo duhet të na e lehtësojë fushatën” u shpreh Kodheli./ db/ Abcnews.al