“Në veri mund të ketë zgjedhje të reja”, Bytyçi: Pamundësi për betimin e kryetarëve të rinj

schedule17:17 - 24 Prill, 2023

schedule 17:17 - 24 Prill, 2023

Profesori universitar në Britani të Madhe dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Seb Bytyçi, thotë se zgjedhjet ne veri mund te perseriten. Ne nje interviste për KosovaPress, ai shprehet se pret probleme në ushtrimin e detyrave nga kryetarët e zgjedhur, pasi në asambletë komunale ku Lista Serbe ka shumicën, do të ketë një bllokadë për betimin e kryetarëve të rinj.

“ Sa i përket funksionimit të komunave sigurisht se mund të ketë probleme në funksionim të ushtrimit të detyrave nga kryetarët e zgjedhur, pra kjo do të varet edhe nga përbërja e asamblesë komunale. Ka mundësi që në ato komuna ku asambleja komunale i takon listës serbe të kemi një bllokadë në funksionimin e komunës. Kjo mund të qojë edhe drejt zgjedhjeve të tjera.

Krahas kësaj, Bytyçi thekson se mund të kontestohet legjitimiteti i procesit zgjedhor për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga serbet, cka solli nje pjesemarreje shume te ulet.

“Sigurisht që mund të kontestohet legjitimiteti sa i përket pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve, por të njëjtën kohë duhet ta dina se bëhet fjalë për frikësim të qytetarëve dhe jo për një bojkotim të qytetarëve që është bërë me vullnet të lirë të tyre

Megjithatë, ai shton se i tërë procesi zgjedhor ne 4 komunat e veriut ishte i rregullt

“Në aspektin ligjor gjithçka është në rregull dhe nuk ka ndonjë kërkesë për ndonjë përqindje të caktuar të pjesëmarrjes

Mungesen e incidenteve ne procesin e djeshem zgjedhor Bytyci e sheh si pasoje te presionit nga nderkombetaret.

“Ashtu siç është pritur nuk ka pasur ndonjë incident, ka ndikuar presioni i madh ndërkombëtar te Serbia dhe Lista Serbe që mos të ketë incidente. Si duket është marrë parasysh ai mesazh nga shtetet perëndimore. Kurse sa i përket mospjesëmarrjes në zgjedhje, aty më shumë bëhet fjalë për frikën që qytetarët e kanë nga Lista Serbe dhe atmosferën e frikësimit që e ka krijuar ajo parti në ato komuna. Kjo nënkupton se edhe nëse nuk ka incidente në ditën e zgjedhjeve, metodat e tyre të frikësimit kanë efekt që qytetarët mos të dalin në zgjedhje”.

Në zgjedhjet e pjeseshme në katër komunat e veriut te Kosoves moren pjese  3.47 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!