“Në verë nuk do ndërtohet!”, Pjerin Ndreu-ndërtuesve: Asnjë betoniere s’do hyjnë në Shëngjin

schedule16:43 - 24 Shkurt, 2022

schedule 16:43 - 24 Shkurt, 2022

Askush nuk do të lejohet të ndërtojë gjatë verës në zonat turistike të Lezhës. Ky vendimi që ju komunikua ndërtuesve nga Kreu I Bashkisë Pjerin Ndreu u shoqërua me debate.

Ndërtuesit më 1 qershor nuk do kenë asnjë ditë punë nuk do hyjnë betoniere në Shëngjinë. O do bëjmë turizëm ose do ta shkatërrojmë turizmin. 80 përqind e operatorëve duan turizëm dhe 20 përqind duan ndërtim unë do marr 80%”, ka thënë NDreu.

Qershori mund të jetë më orar të kufizuar në mëngjes ose darkë”, ka thënë Kryetari i dhomës së tregtisë Lezhë Pashk Palokaj.

Ndreu ja ka prerë se nga 1 qershori s’do ketë ndërtime.

“Ndërtimi është krontribuesi më i madh se të gjithë dhe më kryesorja 90% e operatorëve turistikë janë dhe ndërtuese”, ka thënë Palokaj.

Ndreu lajmëroi se muajin e ardhshmem do nisë një aksion për zbatueshmërinë e kushteve teknike tek të gjitha objekte në ndërtim. Gjithashtu shtoi se do ndiqet penalisht kushdo që ndëron pa leje.

“ Do monitojmë me kamera. Kamera fillimisht do ti vendosim në Shëngjin. As një tullë mos vendosni në mënyrë të paligjshme, kush guxon do ta çoj në prokurori. S’jam i varur nga askush, s’dua t’ja di për kërkënd, mos gaboni të vini një shtyllë mos gaboni të vini një mur. Nuk mbaj në kurriz paligjshmërinë e askujt” ka thënë ndër të tjera kryebashkiaku i Lezhës.

Ndërsa turoperatorëve ju kërkoi të mbajnë territorin pastër, në të kundërt paralajmëroi se nuk do të kursehen penalitetet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!