“Në verë mungon gjaku”/ Ikin studentët, sot kërkesat më të larta se dhurimet

schedule16:19 - 14 Qershor, 2023

schedule 16:19 - 14 Qershor, 2023

Sezoni veror shton nevojat për gjak. Shkak bëhet rritja e numrit të aksidenteve rrugore. Ndërkohë aktualisht në vendin tonë kërkesat për gjak janë afro dyfish më të larta se dhurimeve vullnetare.

“Nevojat janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndërsa dhurimet 12 për 1 mijë banorë, na duhet dhe pak më tepër sensibilizim, punë që të arrijmë minimumin e mundshëm te nevojave.
Me sezonin veror nevojat janë më të mëdha. Ngadalësohet aktiviteti i organizatave partnere, njerëzit shkojnë me pushime, por nevojat për gjak nuk bëjnë pushim, ky gjak shkon për personat talasemikë që të paktën çdo 2 javë duan transfuzion, për aksidentet, të sëmurët kronikë dhe ndërhyrjet e planifikuara”, thotë Riana Gjeta, mjeke transfuziologe.

Në ditën botërore të dhurimit të gjakut mjekët transfuziolog tregojnë disa prej arsyeve pse qytetarëët hezitojnë të dhurojnë, hedhin poshtë mitet dhe bëjnë thirrje për të shpëtuar jetë.

“Mungesa e informacionit, stigma frika, fjalë e thënë se ndoshta bën dëm se nëse dhurojmë shpesh trupi krijon varësi. Këto janë të gjitha mite, të pavërteta, dhurimi nuk dëmtom shëndetin është një mënyrë për tu testuar dhe i bën mirë organizmit, i jep stimul trupit të prodhojë qeliza të reja.
Bej apel çdo personi të shëndrtshëm nga mosha 18 deri në 60 vjeç që nuk merr asnjë mjekim apo nuk vuan nga ndonkë sëmundje e rëndësishme të vijë të dhurojë gjak vullnetarisht dhe të shpëtojë në këtë mënyrë tre jetë.”, shton ajo.

Pjesa më e madhe e gjakut vjen nga të afërm të familjarëve që kanë nevojë, më pas nga dhurimet vullnetare ku të parët renditen studentët, pas tyre moshat nga 35 deri në 50 vjeç. Tirana ka numrin më të lartë të dhuruesve, por dhe në rrethe si Shkodra, Vlora dhe Berati të shumtë janë qytetarët që iu përgjigjen thirrjeve për të dhënë gjak./abcnews.al