33.800 ton plastikë në minutë përfundojnë në Mesdhe. Janë këto shifrat alarmante të ndotjes së mjedisit nga plastika. Një ndotje që nuk ka pasoja vetëm në ambient por dhe në sistemin ushqyes të njerëzve dhe shëndetin e tyre.
Vendet e Mesdheut shkaktojnë 24 milionë ton mbeturina plastike në vit. 570 mijë ton prej të cilave shkojnë në det. Sipas përllogaritjeve janë 33.800 ton shishe plastike në minutë që përfundojnë në Mesdhe.
Barcelona është bregu i dytë më i ndotur në Mesdhe, në mënyrë të pashmangshme mbeturinat plastike grumbullohen në fund të detit duke shkaktuar dëme të mëdha për jetën nënujore.
Gjatë muajve të verës. Mbeturinat plastike rriten me një të tretën për shkak të fluksit të turistëve. Rajonet që varen nga turizmi bregdetar janë më të prekur nga pasojat ekonomike të ndotjes plastike në det.
Shkatërrimi i shkaktuar nga plastika nuk është vetëm ambiental, kjo pasi mbeturinat plastike kanë një pasojë të drejtpërdrejtë dhe në sistemin tonë ushqyes dhe në shëndetin tonë.
Në fillimi të këtij viti komisioni europian koordinoi një masë për plastikën një përdorimshe, sipas të cilën ndalohen produkte si pirunj, lugë, thikë, pjata apo pipa. Shtetet anëtare kanë kohë deri në korrik të 2021-shit për hyrjen në fuqi të modifikimeve normative. /ABC News Albania 24/7

