Në vend të Knut Fleckenstein, Santos për Shqipërinë?

schedule15:47 - 8 Tetor, 2019

schedule 15:47 - 8 Tetor, 2019

Socialistët dhe Demokratët emërojnë Raportuesit e rinj: Picula për Malin e Zi, Santos për Shqipërinë.

Eurodeputetja Tonino Picula nga Kroacia është kandidatja për Raportuesin e Parlamentit Evropian për Malin e Zi, ndërsa eurodeputetja Isabel Santos nga Portugalia, është kandidatja për Raportuesin për Shqipërinë.

Të dyja kandidatet janë anëtare të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).

Raportuesit e Parlamentit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor janë përgjegjës, për hartimin e raporteve vjetore, të miratuara nga Komiteti i Punëve të Jashtme të PE. Më pas këto raporte diskutohen në seancat plenare. Raportimet e tyre janë me ndikim për BE-në, pasi dalin më në pah, çështjet me të cilat BE-ja shqetësohet më shumë, kur bëhet fjalë për vendet kandidate.

Gjatë mandatit të mëparshëm të PE, Raportuesit për Malin e Zi ishte Charles Tannock nga Mbretëria e Bashkuar, ndërsa Raportues për Shqipërinë ishte Knut Fleckenstein nga Gjermania./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!