Në Turqi e konfirmojnë, Muçi drejt “Shqiponjave të Zeza” për shifrën rekord

schedule10:16 - 9 Shkurt, 2024

schedule 10:16 - 9 Shkurt, 2024

Përflitej shumë për një ekip të madh dhe duket se dita erdhi. Pas 2 vitesh të suksesshme në elitën e futbollit polak, me “gjigantët” e Legia Warzaw, ish-“fantazisti” i “Bardhebluve” të Tiranës, Ernes Muçi, duket se është gati për “ngritjen në detyrë”, me 22-vjeçarin, që duket të jetë shumë pranë kalimit, te një nga ekipet më me emër në futbollin evropian.

Bëhet fjalë për “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas, me protalin e njohur sportiv, në Turqi, “Fanatik”, që në raportimet e tyre më të fundit tregojnë se firma e “Legjionarit” të Kombëtares sonë, me skuadrën e drejtuar nga tekniku, Fernando Santos është shumë pranë, teksa pritet që gjithçka të mbyllet brenda kësaj fundjave.

Me një vlerë aktuale në treg, prej 8 milionë eurosh, të vlerësuar nga specialistët e “Transfermarkt”, pritet që “gjigantët” turq të derdhin në arkat e polakëve shifrën e 10 milionë eurove, ndërsa për Muçin besohet se gati është një kontratë 3.5 vjeçare, megjithatë ende nuk janë bërë me dije të gjitha detajet.

Më tej në raportimin e tyre, turqit tregojnë se akordi mes klubit e lojtarit është arritur, me Muçin që pritet të bëhet “numri 10” më i ri i “Shqiponjave të Zeza”, të Ankarasë sapo klubet të arrijnë akordin mes tyre, akord që sipas gazetarit të mirënjohur polak, Paëel Golaszeëski është shumë pranë.

Ndërkaq, kujtojmë se këtë sezon, Ernest Muçi ka shpërthyer, te skuadra polake, teksa në 34 përballjet e zhvilluara në fushën e blertë ka arritur të regjistrojë plot 9 gola, si dhe të asistojë shokët e tij të skuadrës në 2 raste, ku nga këto 9 gola, 3 janë shënuar në mënyrë spektakolare, ndaj “gjigantëve”, të Aston Villa. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!