Në orën 15:00, në “Stadio Marc’Antonio Bentegodi”, vendasit e Verona do të presin kampionët e Napoli, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Marco Baroni i ka rreshtuar djemtë e tij , me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Montipo e para tij Magnani, Dawidowicz e Amione. Në krahët e mefushës janë Doig e Faraoni, ndërsa qendra mbulohet nga Hongla e Serdar. Më të avancuar janë Ngonge e Folorunsho, ndërsa në sulm i vetëm është Djuric.
Në krahun tjetër, teknikut Rudy Garcia i ka rreshtuar “blutë” e tij, me formacionin e zakonshëm, 4-3-3, ku në portë nuk ka sesi të mungojë Alex Meret. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Maroi Rui e Di Lorenzo, me qendrën që mbulohet nga Natan e Rrahmani. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Zielinsi, Lobotka e Cajuste, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Kvaratskhelia, Raspadori e Politano. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: