Katër emigrantë sirianë janë kapur mbrëmë, në tentativë për t’u ngjitur në një anije mallrash që po shkarkohej në portin e Shëngjinit.
Ata kishin hyrë gjatë natës në port, por janë konstatuar nga rojat e sigurisë së portit të cilët kanë lajmëruar edhe policinë.
Ende nuk dihet sesi kanë mbërritur deri në portin e Shëngjinit katër emigrantët sirianë. Për këtë arsye, policia ka nisur hetimet, pasi dyshon se ata mund të jenë sjellë dhe orientuar nga të tjerë persona. /abcnews.al/