Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Milot në aksin Laç-Lezhë. Një foriustradë ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge. Brenda makinës ndodheshin një familje nga Mirdita. Çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët.
Nga aksidenti ka mbetur e plagosur bashkëshortja e drejtuesit e cila është dërguar për mjekim. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë mungesa e sinjalistikës. Mbrëmjen e djeshme në këtë aks humbën jetën babë e bir./ Abcnews.al