Arjan Kumria është një taksist në Tiranë, i cili adhuron Elvis Presley-n.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Kumria u shpreh se taksinë e ka mbuluar me fotografitë e Presley-t dhe këndon këngët e tij.
“Unë këngëtar jam lindur. Kam kënduar në festivalin e pionerëve. Origjinën e kam nga Gramshi. Ndiqja estradat, edhe filmat që jepeshin. Çdo gjë ka qenë pjesë e dëshirës për t’u bërë këngëtar apo aktor. Unë doja për aktrim. Unë kam qenë gjimnast. Këto ëndrra dhe ajo dëshira, çfarë sheh dhe çfarë dëgjon, është ëndrra ime e parealizuar e atyreve viteve. Unë arte marciale bëja natën, bëja çfarë shikonim. Këndoj gati çdo ditë, edhe me shqiptarë, edhe me të huaj”, theksoi ai./abcnews.al