Futbolli ka nevojë për ndryshim për t’u bërë më emocionues dhe në Spanjë po propozojnë një model të ri të La Liga. Është presidenti i federatës së Futbollit, Luis Rubiales që tregon më shumë rreth këtij plani.
Ai shprehet se do i dërgojë disa propozime presidentit te LaLiga, Javier Tebas. Pretendohet që për të rritur spektaklin të luhen më pak ndeshje, që natyrshëm do jenë më të forta dhe surprizuese.
“Ne do i propozojmë disa ndryshime Tebas dhe LaLiga. Një mundësi është të luhen ndeshjet e La Liga në stadiume neutrale, ose të luhen më pak ndeshje për të qenë kampionat më emocionues”, tregon ai. /abcnews.al